Çitaku: Shqipëria nesër hap negociatat, BE t’i liberalizojë vizat për Kosovën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se hapja e negociatave me BE-në nga Shqipëria është shenjë e mirë për gjithë rajonin.
“Shqipëria nesër hap negociatat me BE-në. Sinjal i mirë për gjithë rajonin. Tani, e dashur BE, jepi Kosovës liberalizimin e merituar të vizave. Është turp”, shkroi ajo.


Ndrydhe, edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se mosliberalizimi i vizave për Kosovën është turp për BE-në, pasi qytetarët e Kosovës janë të vetmit në kontinent që nuk lejohen të udhëtojnë të lirë.
Rama në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”, ka thënë se qytetarët e Kosovës më parë në ish-Jugosllavi dhe Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë.
“Ky është turp për BE-në! Kosovarët janë të vetmit në kontinentin tonë që nuk lejohen të udhëtojnë. Ata kanë jetuar më parë në Jugosllavi dhe Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë. Dhe tani? A janë të pavarur dhe të lirë nga diktatura, por çlirimtarët i mbajnë në një lloj burgu” ka thënë ai, derisa ka komentuar edhe raportet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./21Media

Back to top button