Çitaku thotë se Kosova i plotëson kriteret për anëtarësim në KE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin Evropian.
“Ne i plotësojmë të gjitha kriteret dhe tani, me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e qartë”, ka shkruar Çitaku në Twitter.


Kosova sot ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin Evropian. Pas aplikimit, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shprehur optimiste për pranimin e Kosovës në këtë Këshill./21Media

Back to top button