Çitaku: Turp të qoftë Nuredin Lushtaku

Në orët e para të së dielës mediat raportuan se një inicident ka ndodhur ndaj dy zyrtarëve të policisë dhe disa personave e në mesin e të dyshuarve thuhet se është Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetar i Komunës së Skenderajt, bashkë me disa familjarë të tij.
Incident ky, për të cilin Lushtaku ka thënë se nuk është i vërtetë.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se sulmi ndaj Policisë së Kosovës është tërësisht i papranueshëm.
“Turp të qoftë Nuredin Lushtaku. Me e sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranushme në çdo rrethanë. Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë”, ka thënë Çitaku./21Media

Back to top button