City afër transferimit 30 milionë eurosh nga rivali i Premier Ligës

Manchester City është shumë afër që ta mbyll marrëveshjen me Chelsean për mesfushorin kroat, Mateo Kovacic për afro 30 milionë euro.

Një ofertë është bërë për Kovacic, dhe kampioni anglez po shpreson që kjo të pranohet nga skuadra e Chelseat.

Cityt iu dha drita e gjelbër për të biseduar me 29 vjeçarin në fillim të këtij muaji, para se Kovacic t’i bashkohej në detyrë Kombëtares së Kroacisë.

Largimi i Kovacic do t’i jap fund aventurës pesë vjeçare të mesfushorit kroat në “Stamford Bridge”, që prej se ylli kroat iu bashkua “Bluve” nga Real Madridi.

Gjatë kohës së tij te Chelsea, Kovacic fitoi Ligën e Kampionëve si dhe Ligën e Evropës në vitin 2019.

Back to top button