City e shkatërron Bayernin

Manchester City e ka mposhtur në ndeshjen e parë çerekfinale Bayern Munichun, e vlefshme kjo për Ligën e Kampionëve.

Pas plot 90’ minutave lojë ë zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City e ka mposhtur Bayern Munichun me rezultat bindës 3:0.

Fitoren kampionit anglez ia siguruan golat nga Rodri (minuta e 27’), Bernardo Silva (minuta e 70’) dhe Erling Haaland që vulosi rezultatin final 3:0 në minutën e 76’.

Me këtë fitore, City është me një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku në ndeshjen e kthimit i mjafton edhe barazimi për të kaluar tutje.

Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Cityt.

Back to top button