Interi me një këmbë në gjysmëfinale, i fortë për Benfican

Ka përfunduar edhe ndeshja tjetër tejet interesante e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve, ku fitorja i takon gjigantit italian, Inter.

Skuadra e Interit e ka fituar si mysafire ndeshjen e parë të çerekfinales së kësaj gare kundër Benficas.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës, “Nerazzurët” e mposhtën Benfican me rezultat solid 2:0, kështu duke bërë një hap para drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Nicolo Barella në minutën e 51’, kurse Romelu Lukaku shënoi nga penalltia në minutën e 81’ për rezultatin final 2:0.

Ndeshjen e parë të çerekfinales e fiton Interi, ku tani e ka më të lehtë punën në ndeshjen e kthimit, pasi e zhvillon si vendas në “Giueseppe Meazza”.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Interit.

Back to top button