City e thellon Chelsean në krizë

Kampioni anglez i është rikthyer fitores pas barazimit në xhiron e kaluar në Premier Ligë me Evertonin.
Manchester City e ka fituar derbin kundër Chelseat, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi i krahut, Riyad Mahrez i cili vulosi fitoren e Cityt në minutën e 63’.
Me pikët e reja, Manchester City ngjitet në kuotën e 39 pikëve në vendin e dytë, pesë sosh larg liderit të tabelës, Arsenalit.
Në anën tjetër, Chelsea thellohet në krizë, ku në pesë ndeshjet e fundit ka tre humbje një barazim dhe një fitore, ndërsa renditet në pozitën e 10 me 25 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Cityt.

Back to top button