City gjen këndelljen pas humbjes nga Liverpooli, mposht Brightonin

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Manchester Cityt dhe skuadrës së Brightonit, ku nikoqirët kanë arritur ta gjejnë këndelljen nga humbja kundër Liverpoolit dhe të arkëtojnë pikët e plota nga ndeshja e sotme.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City e ka mposhtur Brightonin me rezultat 3:1.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi bomberi norvegjez, Erling Haaland, i cili ka shënuar në minutën e 22’ për të kaluar Cityn në epërsi prej 1:0.
Haaland nuk është ndalur me kaq, ku e ka gjetur edhe golin e dytë personal të ndeshjes, kështu duke shënuar në minutën e 43’ për ta thelluar epërsinë e Cityt në 2:0.
Brightoni ka arritur ta gjejë golin e parë të ndeshjes me fillimin e pjesës së dytë, ku Leandro Trossard ka shënuar në minutën e 53’ për ta ngushtuar epërsinë e Cityt në 2:1.
Goli i Trossard ka rezultuar të ishte i pamjaftueshëm për Brightonin sot, pasi që City e ka gjetur edhe golin e tretë të ndeshjes me ndihmën e De Bruynes, i cili e ka vulosur rezultatin final të ndeshjes 3:1 në minutën e 75’.
Me pikët e reja, City ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vendin e dytë, krahas Brightonit që renditet në vendin e tetë me 15 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Cityt.

Back to top button