Bayerni mposht Hoffenheimin, Dortmundi i rikthehet fitores

Kanë përfunduar ndeshjet që janë zhvilluar në Bundesliga-n gjermane, me ç’rast ka disa rezultate tejet interesante.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “PreZero Arena”, Bayern Munich e ka mposhtur Hoffenheimin me rezultat solid 2:0.

Golat për kampionin gjerman i kanë shënuar Jamal Musiala në minutën e 18’ dhe Choupo-Moting, i cili e ka vulosur fitoren e sotme 2:0 në minutën e 38’ të ndeshjes.

Në anën tjetër, Borussia Dortmundi ka gjetur këndelljen nga humbje prej Union Berlinit në xhiron e kaluar, ku sot e ka shkatërruar Stuttgartin me rezultat të thellë 5:0.

Golat për Dortmundin i kanë shënuar Bellingham (minuta e 2’ dhe 53’), Sule (minuta e 13’), Reyna (minuta e 44’) dhe Moukoko (minuta e 72’).

Ndërkaq, skuadra e Augsburgut ka barazuar sot 3:3 me RB Leipzigun, ku ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes ka qenë sulmuesi me prejardhje kosovare, Mërgim Berisha, i cili ka regjistruar sot një gol dhe dy asistime për Augsburgun.

Më poshtë mund të gjeni rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Bundesliga.

Augsburg 3:3 RB Leipzig

Bayer Leverkusen 2:2 Wolfsburg

Borussia Dortmund 5:0 Stuttgart

Freiburg 2:0 Werder Bremen

Hoffenheim 0:2 Bayern Munich

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button