City i ofron kontratë të re Fodenit
Phil Foden është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë sezon me Manchester Cityn. 22-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2024 dhe duke parë formën e shkëlqyer të tij City është gati ta blindojë me kontratë të re.
The Athletic ka raportuar se bisedimet mes palëve kanë filluar për vazhdimin e kontratës edhe për pesë vite të tjera.
Foden aktualisht fiton një pagë vjetore prej dy milionë eurove në stinor, por me kontratën e re pritet të marrë shumë më shumë.
Sipas mediave angleze nëse Foden vazhdon kontratën atëherë paga e tij vjetore pritet të jetë mbi shtatë milionë euro që do ta bënte atë ndër lojtarët më të paguar në klub pas Kevin de Bruyne e Erling Haaland.