​City si kampion e mposht edhe Chelsean

Manchester City do ta festojë sot titullin e kampionit në Premier Ligë në mënyrën më të mirë të mundshme para tifozëve të vet pasi ata mposhtën Chelsean me rezultat minimal 1-0.

Skuadra e Pep Guardiolas e siguroi dje titullin e kampionit pas humbjes së Arsenalit nga Notinghami, por nuk i la asgjë rastit duke fituar edhe sot ndah “Bluve” të Londrës.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizuar në minutën e 12’ të ndeshjes me anë të sulmuesit argjentinas Julian Alvarez i cili u asistua nga Palmer.

Kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro në Premier Ligë, City është lider i tabelës me 88 pikë, shtatë më shumë se Arsenali i vendit të dytë i cili ishte në garë për titull deri në javët e fundit të kampionatit.

Back to top button