Civilët e Sumy-t u evakuuan me sukses

Mijëra banorë nga qyteti verilindor i Ukrainës, Sumy, u evakuuan me sukses pasi Rusia u pajtua të ndalonte sulmet dhe u hapën korridoret e evakuimit.

Evakuimet filluan të martën në mëngjes, me autobusë që u nisën drejt qytetit të Poltava, më në jug dhe larg vijave të frontit.

Rreth 5,000 njerëz dhe më shumë se 1,000 automjete private “janë tashmë në siguri”, tha Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së Presidentit, Volodymyr Zelensky.

Ishte evakuimi i parë i suksesshëm masiv, pavarësisht se Rusia shpalli disa armëpushim për të nxjerrë njerëzit nga qytetet, nën bombardime, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Një përpjekje e ngjashme për njerëzit e bllokuar në Chernihiv dështoi sepse Rusia vazhdoi të bombardonte rrugën e daljes, pretendoi Ukraina.

Guvernatori rajonal i Sumy-t tha se korridori humanitar do të vazhdojë të mërkurën.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Moskës më 24 shkurt./21Media

Back to top button