Guvernatori i Sumy-t thotë se korridori humanitar do të vazhdojë
Guvernatori i qytetit verilindor të Ukrainës tha se një korridor humanitar që u hap më herët të martën, do të vazhdojë të mërkurën.
Sipas qeverisë ukrainase, rreth 5,000 njerëz u vlerësuan se ishin larguar nga Sumy në dy faza evakuimi.
Sumy, pranë kufirit rus, prej ditësh është nën bombardimet e ashpra ruse, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Vetëm të hënën, 22 persona – përfshirë tre fëmijë – u vranë në sulmet ajrore ruse, thanë zyrtarët lokalë./21Media