Civilët kanë frikë të ikin nga Mariupol, thotë një ish-banor
Një ish-banor i Mariupolit thotë se njerëzit janë të shqetësuar për largimin nga qyteti i goditur, sepse kanë frikë se situata është po aq e keqe në pjesë të tjera të Ukrainës.
“Ata mendojnë se ajo që po ndodh në Mariupol [po] ndodh kudo”, tha Roman Skyliarov për programin Newshour të BBC World Service.
“Nuk kanë fare informacion të plotë sepse nuk kanë internet”.
Roman thotë se ai iku vetë nga qyteti jugor, por njeh të tjerë që dëshirojnë të qëndrojnë.
Përpjekjet për të evakuuar civilët nga qyteti vazhdojnë, pavarësisht dështimeve të përsëritura të mëparshme për të rregulluar autokolona të organizuara të autobusëve./21Media