Civilët që iknin nga Mariupoli u goditën nga raketat ruse, thotë ushtria ukrainase

Një kolonë e civilëve të evakuuar nga Mariupoli u godit nga raketat e lëshuara nga forcat ruse, sipas forcave të armatosura të Ukrainës. Rreth orës 13:30 GMT ata u qëlluan nga një sistem rakete dhe raportet fillestare sugjerojnë se disa civilë u vranë, tha ushtria ukrainase.

Qeveria lokale e Zaporizhzhyatha se të paktën pesë persona janë lënduar, mes tyre një fëmijë i cili është në gjendje të rëndë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës informoi se civilët po iknin në qytetin e Zaporizhzhya më shumë se 200 km në veri-lindje të Mariupol./21Media

Back to top button