Çka deklaruan në Polici infermieret e dyshuara për rastin në qendrën e të moshuarve?

Një grua e moshuar, e cila ishte duke qëndruar në qendrën për të moshuar në Pejë, është incizuar duke u keqtrajtuar ndërsa për rastin tashmë janë arrestuar tri infermiere të qendrës “Orenda”.
Avokati i njërës nga të dyshuarat (R.K.), Adem Gorani, ka folur në lidhje me klienten e tij. I caktuar sipas detyrës zyrtare, Gorani tregoi se klientja e tij e ka incizuar dhunën fizike ndaj të moshuarës.
“Ajo ka pranuar që e ka incizuar, ka thënë se ajo që shihet duke e rrahur i ka kërku me incizu. Ajo ka deklaruar edhe se ka pasur ndërmend që videon me ia dërgu shefit. Kurrgjë tjetër s’ka thanë”, tha Gorani.
Avokati Veton Berisha është caktuar në këtë rast në bazë të detyrës zyrtare. Ai nuk pranoi të tregojë se çka deklaroi në Polici e mbrojtura e tij.“Nuk mund të deklaroj asgjë për momentin. Më vonë do të deklarohet vetë ajo”,  tha avokati Berisha.
Ndërsa, avokatja e të dyshuarës së tretë të arrestuar sot nuk ka qenë e qasshme./kallxo.com

Back to top button