Reali del si lider nga grupi F, Leipzigu i dyti
Kanë përfunduar dy ndeshjet e grupit F të Ligës së Kampionëve me të cilat edhe është kompletuar rrethi prej gjashtë ndeshjeve në këtë grup.
Real Madridi e ka mposhtur me lehtësi me rezultat 5-1 Celticun për t’u konfirmuar kështu lider i këtij grupi me 13 pikë.
Golat për “Los Blancos” u realizuan nga Modric, Rodrygo, Asensio, Vinicius Jr dhe Valverde, kurse golin e vetëm për Celticun e realizoi Jota në minutën e 86-të.
Në ndeshjen tjetër Shakhtari u mposht nga Leipzigu me rezultat 4-0, por përkundër humbjes, ata do të vazhdojnë në Ligën e Evropës, kurse skuadra gjermane kalon tutje në Ligën e Kampionëve nga vendi i dytë me 12 pikë.