Çka e dështoi projektin e Kosovës së Re?, flet Muharrem Nitaj

 

Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në emisionin “Click” në RTV21 ka treguar se çka e dështoi projektin e Kosovës së re.

Ai ka thënë se “projekti i Kosovës së Re nuk ka dështuar për shkak të Kosovës, por ka dështuar për shkak të ‘Contour Global’ që është tërhequr në momentet e fundit”.

“Duket që ata kanë pas telashe serioze me sigurimin e mjeteve që do t’i investonin në ndërtimin e kapaciteteve ose me ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, ata e kanë ndërprerë përfundimisht kontratën para disa muajve dhe ne si Qeveri e Kosovës dhe si Ministri e Ekonomisë dhe Ambientit jemi në një proces dhe është e mundur që Kosova të shkojë në arbitrazh për ndërprerjen e kësaj kontrate sepse për faktin e keq ish-ministrja e Ekonomisë në kohën e Qeverisë Kurti derisa ata kishin dhanë sinjale serioze se do të tërhiqeshin nga ky projekt ju ka shkruar një letër ku i paralajmëron ata që nuk do të realizohej projekti Kosova e Re…”, ka thënë Nitaj./21Media

Back to top button