Çka ka planifikuar Qeveria për 17 shkurt

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë, Qeveria e Kosovës ka publikuar aktivitetet festive shtetërore.
Nesër aktivitetet festive do të fillojnë me ngritjen e flamurit, pastaj me vendosje kurorash te kompleksi “Adem Jashari”, në Skënderaj, te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.
Gjatë ditës po ashtu do të mbahet edhe seaca solemne e Kuvendit të Kosovës, e pas kësaj vjen parakalimi i kuadrateve të FSK-së së bashku me ato të Policisë së Kosovës.
Festa do të vazhdojë me përurime librash, pritje shtetërore e koncerte./21Media

Back to top button