Nesër luhet “Valsi i Pavarësisë”

Nesër(17 shkurt) për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të luhet “Valsi i Pavarësisë” i Korab Shaqirit, nga Filharmonia e Kosovës.
Shaqiri njoftoi se “Valsi I Pavarësisë” nis nga ora 17:00.
“Nesër në orën 17:00 luhet vepra ime ‘Valsi i Pavarësisë’ për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Korabi.
Sot gjithashtu, kanë përfunduar provat e fundit gjenerale./21Media

Back to top button