Miratohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore me Shqipërinë
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore me Shqipërinë dhe Projektligjin për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të mallrave me Shqipërinë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se dy marrëveshjet thellojnë bashkëpunimin me Shqipërinë.
Megjithëse i dhanë mbështetje në parim, deputetët opozitarë ngritën paqartësi për teknike për marrëveshjen për sigurime shoqërore me Shqipërinë.
Madje deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e konsideroi të papërgatitur për këtë temë ministrin Murati./kp