Kaloni te përmbajtja kryesore

Çka ofron Universiteti i Gjilanit për studentët e rinj

Sivjet 68.43% e maturantëve të cilët treguan sukses në provimin shtetëror të maturës presin hapjen e konkurseve nga Universitetet.
Shumica e maturantëve janë në dilemë se çfarë drejtimi do të ndjekin dhe cili Universitet i plotëson kushtet dhe synimet e tyre.
Por, çka ofrojnë Universitetet Publike në vend për vitin akademik 2021/2022 portali rtv21.tv ka realizuar në një seri intervistash me rektorët e univeristeteve.
Intervistë me rektorin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi.
1. Çka ofron Universiteti i Gjilanit për studentët e rinj? 
Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” për studentët e rinj ofron programe të nivelit Bachelor dhe Master në fushën e edukimit, shkencave kompjuterike, juridikut, ekonomikut dhe matematikës.
Programet studimore që i ofron UKZ janë atraktive dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Studentët përfitojnë njohuri të avancuara dhe praktika të mira në fushën e zgjedhur, sipas standardeve më të larta të Kornizës për Kualifikimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.
Proramet janë atratktive sepse metodologjia e mësimdhënies është përshtatur me të arriturat bashkëkohore didaktike: nga mësimi automatizues e memorizues kemi kaluar në mësimin që nxitë mendimin kritik, duke përfshirë edhe përdorimin e avancuar të teknologjisë informative. Studenti nxitet në punë të pavarur individuale dhe ekipore, nxitet të marrë nisma dhe të ndërtoj nj shpirt të ndërmarrësisë, që të jetë konkurent jo vetëm në tregun e Kosovës por edhe në atë global.
2 Cilat janë problemet me të cilat ballafaqohet Universiteti i Gjilanit? 
Si universitet relativisht i ri, UKZ ballafaqohet edhe me probleme:

  • Ndryshimet e shpeshta të politikave për Arsimin e Lartë;
  • Mungesa e kampusit universitar;
  • Politizimi i politikave arsimore nga struktura dhe nivele të ndryshme qeverisëse (si p.sh., ndërhyrjet politike në KSHC dhe përjashtimi i tij nga EQAR dhe ENQA; tendenca për ndërhyrje në universitete gjatë vitit 2019 etj.);
  • Mospasja e mjaftueshme në tregun e punës e doktorëve të shkencave në disa fusha studimore;
  • Moskuptimi i duhur nga ana e studentëve dhe e komunitetit për rëndësinë e vlerësimit korrekt të njohurive të studentëve nga mësimdhënësit.
  • Ballafaqimi me të kuptuarit të UKZ nga disa struktura si “universitet lokal” apo “universitet rajonal”, përkundër faktit se universiteti është universal;

3. Nga cilat komuna keni më shumë studentë dhe sa janë në përputhje me kërkesat e tregut drejtimet përkatëse të Universitetit?
Aktualisht, ne kemi studentë nga shumë qytete të Kosovës: Gjilani, Kamenica, Vitia, Novobërda, Ferizaji, Shtimja, Lipjani, Kacaniku, Hani i Elezit etj. Në disa program studimore, si në programin e Matematikës Arsimore, E-qeverisjes, Qeverisjes Lokale dhe Shoqërisë Demokratike etj. kemi studentë edhe nga viset e tjera të Kosovës (Prishtinë, Podujevë, Pejë, Prizren etj.). Të një interesi të vecantë janë studentët e Preshevës, të Bujanocit e të Kumanovës.
Programet e reja studimore janë në përputhje të plotë me tregun e punës. Cdo program studimor i ri duhet të krijohet mbi një studim të fizibilitetit për tregun e punës për atë profil të diplomuarish. Ne bashkëpunojmë ngushtë edhe me punëdhënësit dhe marrim rregullisht rekomandimet e tyre për profilet e progrmeve studimore. Kështu psh. Me kërkesë të drejtorive të arsimit në disa komuna ne po përgatitemi të hapim programe të reja, si ai i gjuhës gjermane, i fizikës arsimore etj. njësoj bashkëpunojmë edhe me alumnin dhe marrim sugjerimet e tyre se cfarë programesh studimore kërkon tregu i punës dhe cfarë cilësish duhet të ketë i diplomuari. Mjafton të përmendim dy shembuj: shumica e të diplomuarve në Edukim punësohen shumë shpejt, ndërsa po thuajse të gjithë studentët e diplomuar në Shkenca Kompjuterike janë të punësuar. Studentët e diplomuar në UKZ (ekonomik, Juridik, Shkenca Kompjuterike) të cilët vazhdojnë studimet Master (në fushat ku UKZ nuk ka programe të tilla), po thuajse çdo herë janë në krye të listave të të pranuarve dhe diplomojnë me sukses. Kjo ndodhë edhe në universitetet jashtë Kosovës (Universiteti i Ljubljanës, Katovicës, Sofjes, SHBA, Zurichut, etj).
4. Sa jeni të kënaqur me kushtet infrastrukturore në Universitet?
Universiteti “Kadri Zeka” shfrytëzon objektin e vjetër të ish Shkollës së Lartë Pedagogjike në Gjilan. Pas themelimit i janë shtuar disa anekse të cilat e kanë zbutë mungesën e lokalit, por i mungon një Kampus Universitar me standarde evropiane.
Kampusi ekzistues përbëhet prej dy objekteve të mëdha, të ndërlidhura midis tyre dhe të përshtatshme për aktivitete mësimore. Gjendet në brenda qytetit, me një mundësi të përshtatshme për qasje nga studentët dhe stafi.
Objekti kryesor ka një hapësirë prej 6500 m2, për zyrat e stafit akademik dhe administrativ, sallat e mësimit, laboratorët, kabinetet, bibliotekën dhe infrastrukturën tjetër të nevojshme. Komplet Kampusi i UKZ-së në total ka një hapësirë prej 2ha ose 20000 m2.
UKZ, bashkë me Komunën e Gjilanit dhe me Qeverinë e Kosovës është duke planifikuar zgjerimin e kampusit aktual edhe me një objekt të madh apo ndërtimin edhe të një kampusi të ri në tjetër pozicion (7,3 ha).
5. Sa ka bashkëpunim ndërkombëtar Universiteti i Gjilanit?
Bashkëpunimi ndërkombëtar është pjesë e prioriteteve të UKZ-së. Marrëveshjet bilaterale lokale dhe ndërkombëtare si dhe projektet nëpër programe të ndryshme janë objektivi që UKZ ka pasur që nga themelimi i tij.
Bashkëpunimin ndërkombëtar të UKZ mund ta cilësojmë në këto kategori:
– Bashkëpunimi në kuadër të projekteve ndërkombëtare për ngritje të kapaciteteve. UKZ ka qenë dhe është pjesë e 26 projekteve deri më tani.  Projekti QUADIC është produkt i UKZ si koordinator me vlerë 991, 831.00 € më 18 partnerë vendor dhe ndërkombëtar. Projekti ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve të universitete partnere në shkrim dhe menaxhim të projekteve. Aktualisht është në vitin e dytë të implementimit dhe të gjitha aktivitetet janë realizuar plotësisht dhe me sukses.
Tabela në vijim paraqet projektet Erazmus+ në të cilat UKZ është koordinator ose partner:

Nr.ProjektiKoodinatori
1.Projekti QUADIC – KoordinatorUniversiteti “Kadri Zeka”
2.Projekti QATEKUniversiteti i Prishtinës
3.Projekti ResearchCultIBCM
4.Projekti ENEMLOSUniversiteti i Podgoricës
5.Projekti SMAHPCKolegji Heimerer
6.Projekti eVIVAUET
7.Projekti REBUSUniversiteti i Sarajevës
8.Projekti EUFORIAStaffordshire University
9.Projekti GreenTechUniversiteti i Vigos
10.Projekti SIAHDPCHeimerer College
11.Projekti STEAMeduUniversiteti i Mostarit
12.Projekti STANDIBCM
13.Programi FullbrightAmbasada Amerikane
14.Projekti LECUQeveria zvicerane
15.Projekti SHPRESECaritas Zviceran
16.Projekti KODEBanka Botërore
17.Projekti OPTIMAUS Grants
18.Projektet me GIZ (3 projekte)GIZ
19.Projekti “UP TO YOUTHUSAID
20.Projektet e studentëve në fushën e digjitalizimitUKZ
21.Projektet me HERAS (3 projekte)ËUS Austria
22.Projekti me HERAS +ËUS Austria
23.ICM Erasmus +MCBU 2019
24.ICM Erasmus +MCBU 2020
25.ICM Erasmus +Nova Lisboa 2020
26.Projekti me US AlumniUS Alumni Association/Ambasada Amerikane

 
– Bashkëpunimi ndërkombëtar në kuadër të shkëmbimeve afatshkurtra dhe afatgjatë në ICM Erasmus+. Ky bashkëpunim ka të bëjë më shkëmbimin e stafit dhe studentëve 2 javor ose 1 semestral nëpër universitete evropiane ku UKZ ka marrëveshje të tilla., si Universiteti Nova Lisboa, Portugali; Universiteti i Manisës, Turqi; Universiteti i Ruses, etj. Të gjitha shpenzimet e akomodimit dhe udhëtimit për përfituesit hiqen nga projekti.
– Marrëveshjet bilaterale mes UKZ dhe universiteteve tjera. Universiteti “Kadri Zeka” ka lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi më shumë universitete lokale, rajonale, evropian dhe më gjerë. Në kuadër të këtyre marrëveshjeve është e rregulluar shkëmbimi i stafit, studentëve, organizimi i konferencave, simpoziumeve, trajnimeve, shkëmbimi i literaturës.
Tabela e mëposhtme paraqet Marrëveshjet që UKZ ka me universitete lokale dhe ndërkombëtare:

Nr. Emri i institucionitVendi
1.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e NigdesTurqi
2.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e TrakyasTurqi
3.Marrëveshje Bashkëpunimi me Great Lakes Colleges, GLCAUSA
4.Marrëveshje Bashkëpunimi me  Des Moines Area Community College (DMACC), LoëaUSA
5.Marrëveshje Bashkëpunimi me Drake University, LoëaUSA
6.Marrëveshje Bashkëpunimi me University of  Loëa,USA
7.Marrëveshje Bashkëpunimi me University of Northen LoëaUSA
8.Marrëveshje Bashkëpunimi me James Madison UniversityUSA
9.Marrëveshje Bashkëpunimi me Univeristetin e RijekësKroaci
10.Marrëveshje Bashkëpnimi me Universitetin e TetovësMaqedoni e Veriut
11.Marrëveshje Bashkëpunimi mes UKZ, MASHT DHE UPKosovë
12.Marrëveshje bashkëpunimi mes UKZ dhe UP ( inventari)Kosovë
13.Marrëveshje Bashkëpunimit me Budapest Business SchoolHungari
14.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e KastamonusTurqi
15.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Rexhep Taip ErdoganTurqi
16.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin “Ukshin Hoti”Kosovë
17.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin “Haxhi Zeka”Kosovë
18.
 
Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Pejës dhe te Prizrenit mbi programin MasterKosovë
19.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e SarajevësBeH
20.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin “Aleksandër Xhuvani”Shqipëri
21.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin“Alma Mater Europeae”Slovenia
22.Marrëveshje Bashkëpunimi me International Business CollegeKosovë
23.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Shkencave të Aplikuara dhe Teknologjisë/ HEPIA,Zvicër
24.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Ruses “Angel Kanchev”Bulgaria
25.Marrëveshje Bashkëpunimi me Heimerer CollegeKosovë
26.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”Kosovë
27.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e MjekësisëShqipëri
28.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Edukimit të MësuesëveZvicër
29.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Tekirdag “Namik Kemal”Turqi
30.Marrëveshje Bashkëpunimi e me Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej”Shqipëri
31.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Korçës “Fan. S. Noli”Shqipëri
32.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e MariboritSlovenia
33.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universita Politecnica Delle Marche, AnconaItali
34.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin “Recep Tayyp Erdogan”,Turqi
35.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Evropës JuglindoreMaqedoni Veriore
36.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e DurrësitShqipëri
37.Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e PodgoricësMali i Zi
38.Marrëveshje Bashkëpunimi me Neë Bulgarian UniversityBulgaria
39.Marrëveshje me Universitetin Bujqësor të TiranësShqipëri
40.Marrëveshje me Universitetin Evropian të TiranësShqipëri

 
– Anëtarësimet nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare. UKZ është bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare që si qëllim kanë arsimin e lartë, integritetin akademik, hulumtimet shkencore, zhvillimin akademik dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me edukimin dhe studentët.
Tabela e mëposhtme paraqet anëtarësimin e UKZ në organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë:

Nr. Emri i institucionitAnëtarësimi
1.Anëtare Themeluese e BUA- Balkan Universities Association2015
2.Anëtare e EUF- European Universities Foundation2018
3.Anëtare e ATEE- Association of Teacher Education in Europe2014
4.Anëtare e ENAI- European Netëork for Academic Integrity2018
5.Anëtare e ELFA- European Laë Faculties Association2019
6.Anëtare e SDSN- Sustainable Development Solutions Netëork2019
7.Anëtare e Forumit të Rektorëve të Evropës Jug-Lindore2019
8.Anëtare e Konferencës së Rektorëve të Republikës së Kosovës2017
9.Anëtare e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Shqiptare2018
10.Anëtare e Federatës së Sporteve Universitare2019

 
UKZ ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me institucione publike dhe biznese lokale, më anë të së cilave rregullon çështjen ë punës praktike për studentë.
Tabela e mëposhtme paraqet marrëveshjet e UKZ me kompani, biznese dhe aktorë të tregut të punës:
 

Nr.Emri i institucionit
1.Marrëveshje Bashkëpunimi me SHPK Drini Market
2.Marrëveshje Bashkëpunimi me SHPK Adea Group
3.Marrëveshje Bashkëpunimi me SHPK Fluidi
4.Marrëveshje Bashkëpunimi me Drejtorinë e Arsimit në Gjilan, Kamenicë, Viti, Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit
5.Marrëveshje Bashkëpunimi me SHPK Interex
6.Marrëveshje Bashkëpunimi me SHPK Albimi
7.Marrëveshje Bashkëpunimi me Kombinatin e Duhanit
8.Marrëveshje Bashkëpunimi me SHPK Kosova Comerce
9.Marrëveshje Bashkëpunimi me SHPK Besa Center
10.Marrëveshje Bashkëpunimi me SHPK Dita GSH
11.Marrëveshje Bashkëpunimi me IPKO Telecommunications
12.Marrëvshje Bashkëpunimi me ËUS Kosova
13.Marrëveshje Bashkëpunimi me Bislimi Group Foundaton
14.Marrëveshje Bashkëpunimi me Këshillin Gjyqësor të Kosovës
15.Marrëveshje Bashkëpunimi I OVL e UÇK-Së
16.GOSVEZ
17.UKZ dhe KEDS
18.Marrëveshje bashkëpunimi mes ISLD ( për konferenca dhe organizime të përbashkëta)
19.Mevlana Exchange Protokol
20.Memorandum Bashkepunimi me GIZ
21.Përtëritje e Marrëveshjes me KEDS
22.Marrëveshje Bashkëpunimi me Kuvendin Komunal të Gjilanit
23.Marrëveshje Bashkëpunimi me KUSA, Kosovo United States Alumni
24.Marrëveshje Bashkëpunimi me Institutin IKAF
25.Marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës
26.Marrëveshje me Komunën e Gjilanit
27.Marrëveshje me Sëiss Caritas
28.Marrëveshje me Asociacionin e Verërave të Kosovës “Enologjia”
29.Marrëveshje me Këshillin Kombëtar Shqiptar
30.Marrëveshje me Bislimi Foundation
31.Marrëveshje me ËUS Kosova
32.Marrëveshje me GIZZ CDBE
33.Marrëveshje me OJQ “PEMA”, Kosovë Marrëveshje me S.T.A.- CountryMaster Distributor of ETS
34.Marrëveshje me KUSA- Kosovo United States Alumni
35.Marrëveshje me Franco-Albanian Amity Association
36.Marrëveshje me Komunën e Kaçanikut
37.Marrëveshje me Komunën e Hani I Elezit
38.Marrëveshje me Odën e Avokatëve të Kosovës
39.Marrëveshje me Komunën e Kamenicës
40.Marrëveshje me KEDS
41.Marrëveshje me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas
42.Marrëveshje me Shoqatën Kulturore “Dom Mikel Tarabulluzi”
43.Marrëveshje me RDA-Regional Development Agency- East, Gjilan
44.Marrëveshje me Komunën e Vitisë
45.Marrëveshje me Agjencinë e Privatizimit të Kosovës
46.Marrëveshje me Mevlana Exchange Program
47.Marrëveshje me OJQ “Cactus”,
48.Marrëveshje me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
49.Marrëveshje me Cultural Heritage Institute of Albanians në Shkup
50.Marrëveshje me Bibiotekën Kombëtare të Kosovës dhe me Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës
51.Marrëveshje me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan
52.Marrëveshje me HYMERI KLEEMANN sh.a.

 
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button