Çka ofron Universiteti i Pejës për studentët e rinj

 
Sivjet 68.43% e maturantëve të cilët treguan sukses në provimin shtetëror të maturës presin hapjen e konkurseve nga Universitetet.
Shumica e maturantëve janë në dilemë se çfarë drejtimi do të ndjekin dhe cili Universitet i plotëson kushtet dhe synimet e tyre.
Por, çka ofrojnë Universitetet Publike në vend për vitin akademik 2021/2022 portali rtv21.tv ka realizuar në një seri intervistash me rektorët e univeristeteve.
Intervistë me rektorin e Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Fadil Millaku.
1. Çka ofron Universiteti i Pejës për studentët e rinj?
Si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ofron studime të nivelit baçelor dhe master në njëmbëdhjetë (11) programe të studimit, në pesë (5) njësi akademike, me staf akademik të njohur vendor dhe ndërkombëtar. Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, duke u bazuar në nevojat e tregut, ofron këto programe unike dhe të profilizuara si në vijim:
Fakulteti i Biznesit
· Menaxhim Biznesi (në gjuhë shqipe & boshnjake) – Bachelor (180 ECTS)
· Menaxhim Biznesi (në gjuhë shqipe & boshnjake) – Master (120 ECTS)
· Menaxhim i Burimeve Njerëzore – Master (120 ECTS)
Fakulteti Juridik
· Juridik i Përgjithshëm – Bachelor (240 ECTS)
· E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane – Master (60 ECTS)
Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis
· Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis – Bachelor (180 ECTS)
· Menaxhment në Turizëm (në gjuhë boshnjake) – Bachelor (180 ECTS)
Fakulteti Agrobiznesit
· Agromjedis dhe Agroekologji – Bachelor (180 ECTS)
· Teknologji Ushqimore – Bachelor (180 ECTS)
· Teknologji e Prodhimit Bimor – Bachelor (180 ECTS)
Fakulteti i Arteve
· Edukimi Artistik në Interpretim – Bachelor (240 ECTS)
· Edukim në Muzikë – Bachelor (240 ECTS)
· Edukim Muzikor – Master (60 ECTS)
Mirëpo krahas kësaj, UHZ ka përmirësuar dukshëm infrastrukturën e saj për zhvillim të aktivitetit mësimor, me ambiente moderne duke përfshirë dixhitalizimin e sallave të mësimit me paisjet më të fundit, kabineteve dhe laboratorëve, biblioteka të pasura me literaturë vendore dhe ndërkombëtare si dhe qasje në biblioteka elektronike. Njëkohësisht, UHZ është në përfundim objekti i Fakultetit të Arteve për të zgjeruar hapësirat për zhvillim të aktiviteteve artistike dhe kulturore. Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë zhvillon aktivitete për studentë që ndikojnë në zhvillimin e tyre akademik, aftësim të shkathtësive të buta, mundësi për punë praktike në prag të përfundimit të studimeve, ju ofron mobilitet jashtë vendi, bursa universitare dhe bursa ndërkombëtare.
2. Cilat janë problemet më të cilat ballafaqohet Universiteti i Pejë?
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, si çdo institucion i arsimit të lartë ka mungesë të buxhetit. Si pasoj e mungesës së buxhetit rrejdhin problemet që ndikojnë në angazhim të stafit akademik që është në shpërputhje me numrin e studentëve të pranohen çdo vit akademik, pra është më i vogël, angazhimit të stafit administrativ të cilët janë tejet të ngarkuar në punë dhe ofrojnë shërbime për një numër shumë të madh të studentëve, investimet kapitale të cilat janë të domosdoshme janë problem i dukshëm, për shkak se kemi trashëguar ish objekte të FSK-së dhe nuk përshtaten me natyrën e asaj se çka ofrohet nga UHZ. Si përfundim, zgjidhje e vetme do të ishte pavarësia financare e UHZ-së, të cilën e kemi adresuar shumë herë tek MASHTI.
3. Nga cilat komuna keni më shumë studentë dhe sa janë në përputhje më nevojat e tregut drejtimet përkatëse të Universitetit?
UHZ zhvillon aktivitetin e vet në Komunën e Pejës, si njëra nga komunat më të mëdha të Kosovës dhe si qendër regjionale. UHZ përpos studentëve nga qyteti i Pejës, kryesisht ka studentë nga Istogu, Klina, Deçani dhe Gjakova por në disa drejtime kemi numër më të madh të studentëve nga Mitrovica, Skënderaj, Gjilani, Ferizaj, Prizeren, Prishtinë. Vlenë të theksohet se meqenëse ofrojmë studime në gjuhë boshnjake, në UHZ ka studentë nga Rozhaja, Plava, Gucia, Ulqini të shtetit të Malit të Zi, e poashtu edhe nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Pra, nënkupton që programet e ofruara nga UHZ janë në përputhje me nevojat e tregut kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, që shquhet për traditë të gjatë në biznes, agrobiznes, turizëm, art, kulturë. Kjo e ka ndihmuar UHZ-në që të orientohet me programet e veta të studimeve në këto fusha, në mënyrë që t’i përgjigjet nevoja e kërkesave të tregut të punës, duke përgatitur kuadro që i kontribuojnë zhvillimit të përgjithshëm të këtij regjioni, por edhe të vendit në përgjithësi.
4. Sa jeni të kënaqur më kushtet infrastrukturore të Universitetit
UHZ ka të trashëguara ish-objektet e FSK-së të cilat kryesisht nuk përshtaten me aktivitetin që e zhvillojm ne si institucion. Kampusi i UHZ-së është i vendosur në dy lokacione: në qendër të qytetit dhe në zonën e dedikuar për arsim – zonën EST. Mirëpo, pavarësisht kësaj, UHZ ka 3 objekte të ndryshme me gjithsej 5734 m2 sipërfaqe të shfrytëzueshme. Ndërsa përveç objekteve, në kuadër të hapësirave universitare të UHZ-së, ka edhe hapësirë të gjelbëruar dhe ambiente të jashtme (pa përfshirë hapësirën që zënë objektet), me një total prej rreth 6 hektarë hapësirë të jashtme. Nëse llogarisim raportin mes hapësirës universitare (objekteve) dhe numrit të studentëve, del se UHZ ka afërsisht 0.51 m2 hapësirë universitare për kokë studenti. Në kuadër të këtyre hapësirave përfshihen: amfiteatër (3); salla mësimi (22); kabinete (14); salla koncerti (1), kabinete të informatikës (1); laboratorë (4); biblioteka (2); zyra të administratës (55), zyra për shërbime të studentëve (7), zyra të studentëve (4), depo (6), zyra të mirëmbajtjes (4), hapësira të vendosjes se ngrohjeve (3),
Këto hapësira nuk janë të mjaftueshme për numrin e studentëve që kemi, të cilat hapësira janë edhe njëri nga kriteret e Agjeniconit të Akreditimit, megjithatë ne në vazhdimësi edhe pse më një buxhet të vogël parashohim që të ndërtojmë objekte tjera më standarde ndërkombëtare të cilat do të bëjnë më të lehtë punën e stafit akademik dhe mësim nxënien e studentëve tanë. UHZ është në përfundim të objektit të Fakultetit të Arteve që ka rreth 5000 m2 .
5. Sa ka bashkëpunim ndërkombëtar Universiteti i Pejës?
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, edhe pse një institucion i ri, megjithatë ka arritur të lidhë 46 marrëveshje bashkëpunimi me universitetet që gjinden në rajon, Evropë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë kryesisht për mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, shkëmbimin e stafit akademik dhe përfitime tjera në fushën e mësimdhënies dhe mësimnxenies./21Media

Back to top button