Çka përmbajnë nenet kushtetuese të përmendura në letrat Thaçi- Kurti?
Kurti i ka thënë Thaçit se do t’i shqyrtojë nenet e përmendura nga ai
President i Kosovës, Hashim Thaçi në dy ftesat për takim të dërguara liderit të VV-së , Albin Kurtit ka përmendur dy nene të Kushtetutës së Kosovës, 84 (14) dhe nenin 95.1. Thaçi thotë se në pajtim me këto nene do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përcaktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Derisa takimi u refuzua nga Kurti, ai në përgjigjen tij dhënë presidentit, thotë se do të shqyrtojë nenet e përmendura në letrën e Thaçit.

Portali rtv21.tv sjell për lexuesit përmbajtjen e këtyre neneve. Kështu neni 84 (14) thotë: President i Republikës së Kosovës cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit;
Ndërsa neni 95.1 thotë: Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë;. /21Media