Çka përmban marrëveshja mes Kurtit dhe Osmanit

 

Në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje të jetë e përfshirë edhe iniciativa politike e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

Kjo pas marrëveshjes së sotme ndërmjet liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit.

Marrëvshja në fjalë përmban 10 zotime, ndër to: “Prioritizim të rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë me “Vettingun” si pjesë integrale të këtij procesi, si dhe vendosmëri të plotë drejtë luftimit të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend”.

“Rishikim dhe miratim të legjislacionit vendor si dhe zbatim me përgjegjësi të reformave të nevojshme në përputhje me standardet evropiane me qëllim të integrimit të Republikës së Kosovës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare”.

“Ruajtje dhe kultivim të aleancave me partnerët ndërkombëtarë dhe investim në zgjerimin dhe avancimin e aleancave të tashme dhe të ardhshme”.

“Angazhim për përfaqësim të unifikuar dhe gjithëpërfshirës në vendimmarrje në procesin e dialogut Kosovë-Serb”, thuhet në disa prej pikave të marrëveshjes.

Marrëveshja e plotë:

 

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 14 shkurt. /21Media

Back to top button