Hoti nënshkruan vendimin për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në bazë të rekomandimeve të Qeverisë dhe duke u bazuar në Raportin e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, e ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e  Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit Mehmeti ka marrë vlerësimet më të larta dhe më së shumti pikë nga anëtarët e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, puna e të cilit është monitoruar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës,  e ka emëruar dje  Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Samedin Mehmetin. Ai pas shkarkimit të Rashit Qalajt nga kjo pozitë, ishte ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button