Çka sollën zjedhjet në Mal të Zi?

 Prin partia e Gjukanoviqit. Partitë politike shqiptare fitojnë 2 mandate

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi publikoi rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare. Nga 98.55 për qind të votave të numëruara Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviq, ka fituar 35.12 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi” 32,54 për qind të votave. “Paqja është kombi ynë” ka siguruar 12.55 për qind të votave, “E bardha në të zezë”, 5.57, Socialdemokratët 4.09, Partia e Boshnjakëve 3.81, Partia Social-Demokrate 3.14, Lista Shqiptare 1.61 dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” 1.16.Nisma Qytetare Kroate dhe Partia Kroate e Reformës nuk e kanë kaluar pragun./21Media

Back to top button