Çka thotë Haradinaj për koalicionet paszgjedhore?
“Nuk garojmë si parti garojmë si koalicion”
Kandidati për Kryeministër nga koalicioni, PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj tregoi se cilat janë vijat e tyre të kuqe, nën të cilat ata nuk do të shkojnë.
Ai tha se janë të sigurt se do ta kenë votën dhe besimin e qytetarëve.
“Nuk garojmë si parti garojmë si koalicion, kemi disa parti politike. Ne jemi bukur të sigurt që do të kemi besimin e qytetarëve me formu qeverinë. Nuk ka logjik me fol për një situatë pas zgjedhore jemi të vendosur që të plasojmë këtë logjik është një fillim i ri. Qytetarët duhet të vendosin, për atë po bëjmë thirrje tek qytetarët që të formojmë qeverinë. Çdo herë zgjedhjet e lira e fer i pranojmë”, tha Haradinaj./21Media