Xhamia e Isfahanit dëmtohet gjatë restaurimit

Një xhami iraniane që i daton që nga shekulli i 17-të, e cila ruhej si një kryevepër arkitekturore është dëmtuar gjatë restaurimit.
Xhamia Shah në Isfahan konsiderohet si më e bukura në Iran dhe është pjesë e një siti të Trashëgimisë Botërore të Kombeve të Bashkuara.
Por, në një foto të publikuar – duket njëra anë jo e barabartë me tjetrën, gjithashtu modeli i luleve nuk përputhet.
Zyrtarët të cilët edhe dhanë njoftimin se xhamia u dëmtua gjatë restaurimit, thanë që ka defekte në xhami, por që janë të përmirësueshme.
“Puna ende nuk ka përfunduar”, ka thënë Mehdi Pakdel.
Xhamia u ndërtuar gjatë asaj që njihet si epoka e artë e Isfahanit, qyteti i tretë më i madh në vend./21Media

Back to top button