Clark flet për masakrën e Reçakut: Ideja ishte që Millosheviq të mos deziformonte dhe ta manipulonte situatën

(Lajm i përditësuar)
Wesley Clark flet për masakrën e Reçakut: Ideja ishte që Millosheviq të mos deziformonte dhe ta manipulonte situatën
Duke folur për dezinformimin gjatë periudhës së luftës, gjenerali Wesley Clark tha se ndërkobëtarët nuk dëshironin që për Masakrën e Reçakut të kryenin hetime njerëzit e Sllobodan Millosheviqit.
Clark tha se arsyeja e kësaj ka qenë se kishte rrezik që Millosheviq mund t’i tjetërsonte provat dhe ta krijonte situatën të dukej sikur ngjarja është kryer nga UÇK-ja.
Dëshmitari pohoi se në atëkohë, komuniteti ndërkombëtar donte që këtë rast ta hetonte Tribunali Penal për Ish-Jugosllavinë (TPNJ).
“Arsyeja që ndërkombëtarët nuk kanë dashur që njerëzit e Millosheviqit të bënin hetime të asaj se çfarë ka ndodhur në Reçak ishte se kishte rrezik që mund të tjetërsoheshin provat dhe do bëhej situata ku pretendohej se ngjarja është shkaktuar nga UÇK-ja”, lexoi fillimisht deklaratën e dëshmitarit, avokati Aiden Ellis i cili përfaqëson Jakup Krasniqin.
Ndërsa, dëshmitari e pohoi një gjë të tillë, duke thënë se këtë e kishte bërë edhe më herët Millosheviqi.
“Ideja kryesore ishte që Millosheviqi të mosdezinfomromnte më siç kishte bërë më herët dhe të mundohej që të manipulonte situatën”, tha dëshmitari.
Clark kishte thënë se gjatë luftës kishte dhënë vazhdimisht intervista dhe bënte deklarata duke e lavduar UÇK-në si një forcë e mirëorganizuar. Por, Clark kishte thënë se situata nuk ishte kështu. Tha se audienca e synuar e tij ishte Sllobodan Millosheviqi pasi e dinte se e dëgjonte.
“Audienca e synuar e komenteve të mia ishte Millosheviqi. E dija që ai me dëgjonte dhe dëshiroja që të projektoja këtë lloj force ndaj Millosheviqit në mënyrë që ai të nxitohej për sa i takon dorëzimit të tij”, kishte thënë Clark duke shtuar se deklaratat e tij nuk ishin vlerësime të NATO-s sa i përket kapaciteteve të UÇK-së.
Dëshmitari tha se është normale që të përdoren deklaratat politike në një situatë konflikti. /betimipërdrejtësi
Gjenerali Clark: S’kam dëgjuar për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari Wesley Clark tha se nuk ka dëgjuar për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.
“Jo, s’kam dëgjuar”, u përgjigj Clark.
Clark këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Matt Halling pasi tri ekipet e mbrojtjes përveç asaj të Selimit i përfunduan pyetjet.
Gjenerali Clark mohoi se ka parë ndonjë dokument, duke përfshirë edhe komunikatat që pretendohet se janë lëshuar nga UÇK-ja.
Dëshmitari pohoi sërish se ajo se çka i parapriu konfliktit ishte sulmi ndaj familjes Jashari, ku thekson se serbët vranë gra dhe fëmijë. /BetimipërDrejtësi
Clark: Thaçi nuk kishte kontroll mbi këtë, nuk ishte e qartë që dhuna ishte ushtruar nga UÇK-ja
Gjenerali Wesley Clark gjatë dëshmisë së tj në Hagë tha se nuk mendoj se Thaçi ka pasur kontroll mbi njerëzit që kanë ushtruar dhunë.
“Së pari nuk ishte e qartë që dhuna ishte kryer nga UÇK-ja, edhe po të ishte kështu ajo ishte realizuar nga individë të caktuar. Unë kam folur me Majk Jackson lidhur me këtë dhe sigurisht më ka thënë se ai ka folur me komandantët e tyre dhe ata kanë qenë në kontakt me persona të UÇK-së që lidheshin me zona të caktuara sigurie”, tha Clark.
“Unë nuk besoj që ka qenë UÇK-ja, por edhe nëse ka qenë UÇK-ja nuk kishte askush kontroll për atë se çfarë po ndodhte në terren, nuk është se funksiononte një gjë e tillë se ti jepje urdhër dhe prisje që të tjerët ta zbatonin këtë urdhër, ishte një rezistencë për shkak se donin të shpëtonin jetët tyre”, shtoi Clark./21Media
Clark për Thaçin: Ishte e qartë se nuk ishte përgjegjës
Gjenerali Wesley Clark kur u pyet u nëse Hashim Thaçi kishte ndikim të kufizuar ndaj komandantëve lokal, ai tha po.
“Më kujtohet që e kam parë Thaçin. Ishte i veshur mirë, dukej më perëndimor se të tjetër. Nuk dukej se kishte qenë në mal duke luftuar për një-dy vjet rresht. Ishte e qartë se nuk ishte përgjegjës aty, nuk komandonte aty”, tha Clark kur u tregonte për takimin me komandantin Çeku dhe komandantët lokalë të UÇK-së për çështjen e demilirarizimit
Më tej ai tha se Thaçi ishte njëri prej personave që e njihte më mirë.
Ai [Thaçi] ishte aty. Ishte njëri prej personave që e njihja më mirë. Nuk e kisha takuar më parë me Çekun. Por nuk mund të merresha përmes Thaçit. Ai nuk ishte përgjegjës”, shtoi ai.
Clark për shqiptarët: Ishin viktima të një shtypje etnike sistematike për një periudhë të gjatë
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë , Gjenerali Wesley Clark tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishin ushtri e organizuar por grupe luftëtarësh që ishin mbledhur për të mbrojtur komunitetin e tyre.
“Dhe dikush nga jashtë po përpiqej t’i ndihmonte ata që të merrin armë, dikush iu bënte stërvitje por nuk ka qenë diçka që ka funksionuar së bashku, përshtypja ime ishte se pasi u futy NATO-ja aty këta persona u takuan me njëri- tjetrin biseduam, nuk kishte nënshtrim ndaj ndonjë autoriteti të caktuar. “, tha ai.
“Duhet ta kuptojmë këtë popullsi ajo se çfarë më kishte thënë Millosheviqi ishte e vërtetë, e kam fjalën ata kishin vrarë njerëz edhe ata kishin qenë viktima të një shtypje etnike sistematike për një periudhë të gjatë më shumë se një dekadë, përpara kësaj kur gjuha e tyre nuk lejohej, ata ishin detyruar të largohen nga punat qeveritare, gjuha shqipe nuk pranohej në shkolla dhe kështu më radhë, tha Clark./21Media
Clark për Thaçin: Nuk ishte komandanti ushtarak
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark që po dëshmon në Hagë, Wesley Clark, tha se në Rambuje e kuptoi se ai nuk ishte komandanti ushtarak
“Mua mu kërkua të shkoja në bisedimet në Rambuje, që t’i bindja serbët ta nënshtronin marrëveshjen, e cila ndiqte të njëjtën logjikë, një thirrje e NATO-s për të ndaluar dhunën. S’kishte një plan më të elaboruar. Mendova që mund të shkoja, por nuk u lejova. Por mu lejua më pas të shkoja dhe të takohesha me delegacionin e UÇK-së, në fundin e bisedave të para.
U takova me Thaçin në një herë të dytë, para se filluan fushatat bombarduese. Ai ishte një prej personave atje, me më autoritet, më i riu, më bindësi. Fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht. Ai nuk ishte komandanti ushtarak.”, Clark
Mishetiq për ta konfirmuar, e pyeti sërish nëse pas kësaj, ai arriti në përfundimin që Thaçi s’ishte komandanti ushtarak.
Clark: Millosheviq më tha e dimë si t’i trajtojmë shqiptarët, ashtu edhe siç e kemi bërë: I kemi vrarë
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij në Hagë dha detaje edhe rreth bisedës së tij me Sllobodan Millosheviqin.
Ai tha se personalisht kishte shkuar tri herë në Beograd dhe bashkë me Havier Solanën, shkruan portali rtv21.tv
Ndonëse tha se Millosheviq i kishte premtuar se do t’i largonte forcat nga Kosova një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.
“Shkova në takim pas një jave , i thash presidentit Millosheviq duhet të tërheqësh forcat sepse nëse nuk i tërheq forcat atëherë NATo do të më kërkoj që të zbatoj planin që kam në letër dhe do ta vazhdojmë me bombardimin, dhe ai mu përgjigj: NATO d ta bëj atë çfarë ka për të bërë dhe unë iu përgjia ne nuk duam ta bëjmë atë që mund të bëjmë, dhe ai më tha që ke të drejtë por bisedoni me gjeneralët, dhe unë shkova bisedova me gjeneralët, i tregova dhe hartën ata më thanë se këta janë terroristë, aty – këtu janë të gjithë terrorist janë zona të Kosovës,. Dhe unë i thash nuk do e zgjidhësh kështu këtë bisedë duke i quajtur të gjithë terroistë dhe duke i shtypur njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe t’i thërrasësh të gjithë terrositë, duhet të ndryshosh taktikën tënde, por as kjo bisedë nuk çoi në asgjë. Kur e takova herën tjetër Millosheviqin ai më tha se do të bënte ࡗdo gjë që të mundej por asgjë nuk ndodhi, më pas shkova në takimin e tretë me gjeneralin Marlin në atë kohë u ulëm me të dhe i treguam presidentit Millosheviq se çfarë donim të bënte ai, ai më tha që personi që është përgjegjës është zotëri Stajnoviq me atë duhet të flisni , kështu që ai tha që nuk ishte personi përgjegjës. Ne shpenzuam të gjithë darkën për të nënshkruar marrëveshjen, të nesërmen ishte e diele në mëngjes ishte koha për të nënshkruar marrëveshjen, presidenti Millosheviq erdhi në ora 10:00 në mëngjes dhe ai u soll sikur marrëveshja ishte vërtetë shumë e rëndësishme ai tha: ne e dijmë se si t’i trajtojmë këta shqiptarët, këta vrasës, dhe e kemi bërë këtë gjë edhe përpara s’është hera e parë , unë i thash po zotëri president si i keni trajtuar , çfarë keni bërë , ai mu përgjigj: i kemi vrarë të gjithë. Dhe pastaj paraqita marrëveshjen që ishte shtypur me njerëzit e vet ku ishin disa pak lidhur me çfarë do të bënin Shtetet e Bashkuara sa i përket forcat tërheqëse të negociatave. Unë i thash zotëri president se keni nënshkruar marrëveshjen , ai më tha nuk është e nevojshme, i thash sigurisht që është e nevojshme duhet ta nënshkruani, ai e nënshkroi”, tha Clark.
Clark: Pas vrasjes së familjes Jashari, më thanë se shqiptarët do të kundërpërgjigjeshin
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij në Hagë u pyet ledhe për kohën se kur është vrarë komandanti Adem Jashari.
Ai tha se gjatë asaj kohe shkoi në Maqedoni.
“Më duket se kanë qenë ditët e para të marsit, kishim një Task-Forcë të forcave amerikane në Maqedoni, që ishte vendosur para disa viteve për të qëndruar në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë. Unë nuk kam qenë asnjëherë atje, shkova ta inspektoja. Menjëherë më merr në telefon ambasadori amerikan në Shkup, Chris Hill, dhe më thotë se duhej të flisja me presidentit e Maqedonisë. Kisha dëgjuar raporte se ishte vrarë familja Jasharajve, kishte shqetësime për këtë gjë. Por kur shkova ta takoja presidentin Glikorov, ai ma shpjegoi se tani do të fillojë një konflikt për shkak të kësaj, kjo vrasje do të nxisë një konflikt”, deklaroi Clark.
Më tej ai tha se presidenti maqedonas atë kohe i kishte thënë se shqiptarët do të kundërpërgjigjen,
“shqiptarët nuk ta pranojnë këtë që ndodhi, shqiptarët do t’i rezistojnë kësaj vrasje”, citoi Clark presidentin maqedonas në atë kohë.”, citoi Clarck t’i ketë thënë Glikorov./21Media
Clark arrin në sallë gati për të filluar dëshminë
Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën i NATO-s, Wesley Clark nisi dëshminë ë procesin gjyqësor ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si dëshmitar i mbrojtjes.
Seanca po fillon tani.
Që të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e gjyqit. Në sallë të pranishëm janë edhe përfaqësues të SHBA-së.
Clark, dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së Thaçit sot nis dëshminë në Hagë
Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën i NATO-s, Wesley Clark sot nis dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si dëshmitar i mbrojtjes.
Dëshmia e Clark ishte planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor. Mirëpo, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, është marrë vendim që Wesley Clark të fillojë sot.
Clark do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së Thaçit. Dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën më 19 nëntor 2025.
Pas saj do të mbahet edhe një konferencë për ecurinë e çështjes.
Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, dëshmitari i parë i thirrur ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin është dëgjuar për tri ditë më radhë.
Pas tij i thirrur nga mbrojtja ka dëshmuar ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje ,Paul William. Derisai sh-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.
Dëshmitar i thirrur nga mbrojta ishte dhe James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e nisi dëshminë më 30 shtaor dhe e përfundoi dëshminë më 2 tetor./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?