Clark takoi Kurtin, Rexhepin dhe Rizvanollin, nga Qeveria flasin për RTV21

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka ardhur në Kosovë, me ç’rast sot ka pasur një vizitë në Qeverinë e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për rtv21.tv se gjenerali amerikan ka takuar kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Kryeziu nuk ka dhënë detaje se çfarë është diskutuar në takim, pasi sipas tij, shumë shpejt do të lëshojnë një komunikatë për media./21Media

Back to top button