Clark thirrje NATO-s: Kosova duhet të anëtarësohet sa më shpejt

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se gjenerali Wesley Clark u ka bërë thirrje autoriteteve vendimmarrëse të NATO-s që anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm të sigurisë duhet të ndodhë sa më shpejtë.
Në një postim në Facebook, ministri ka thënë po ashtu se Clark ka bërë thirrje që të njihet Kosova nga ato shtete që ende nuk e kanë ndërmarrë një veprim të tillë, pasi sipas tij, duke njohur Kosovën mbrohet sistemi ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara i rrezikuar aktualisht nga agresioni i Rusisë në Ukrainë.
“Ju faleminderit shumë Heroi ynë, Gjeneral Clark! Mirënjohje e përjetshme e popullit dhe vendit tuaj, Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Mehaj./21Media

Back to top button