Çmimet botërore të ushqimeve kanë shënuar një rekord të ri

Lufta në Ukrainë ka tronditur tregjet e drithërave dhe vajit vegjetal, duke bërë që çmimet botërore të ushqimeve të rriten në një rekord të ri në mars, thotë Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të produkteve ushqimore bazë dhe lufta ka goditur prodhimin bimor, duke rritur çmimet, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Rreth 30% e grurit në botë vjen nga Ukraina dhe Rusia dhe konflikti ka ndikuar në eksportet.
Rusia prodhon gjithashtu sasi të mëdha të lëndëve ushqyese, si potasi dhe fosfati – përbërës kryesorë në plehra, të cilët u mundësojnë bimëve dhe kulturave të rriten./21Media

Back to top button