Çmimet e derivateve për sot

Çmimi maksimal i lejuar për 24 orët e fundit për disel është 1.60 euro pë litër, për benzinë 1.33, ndërsa për gas 0.76 euro, kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Edhe dje çmimi i diselit dhe benzinës ka qenë i njejtë, ndërsa çmimi i gasit është ngritur për një cent.
 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) më 31 gusht ka marrë vendim që të vendosë masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.
Sipas këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar me shumicë është dy centë për litër, kurse çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë 12 centë për litër naftë.
Ky vendim do të jetë në fuqi për 30 ditë./21Media

Back to top button