Steven Knight paralajmëron serinë e shtatë të “Peaky Blinders”

Krijuesi i “Peaky Blinders” Steven Knight ka thënë se hisotria mund të kthehet në televizion me një ekip të ri krijues.
Ai i tha BBC-së se mund të vazhdojë me “histori të reja të mundshme deri në vitet e 50-ta”.
Për serinë e gjashtë u tha se do të jetë e fundit, por Knight thotë se mund të ketë edhe të tjera seri.
Ai tha se ka në plan të “dorëzojë stafetën”, pasi “Peaky Blinders” mund të ketë datë publikimi vitin 2024.
Besohet se Knight kishte planifikuar një seri shtatë-sezonale të dramës, e cila zhvillohet në Birmingham pas Luftës së Parë Botërore dhe ndjek historinë e familjes Shelby.
Por, në vitin 2021 u njoftua se sezoni i gjashtë do të ishte i fundit në ekranet televizive dhe se historia mund të përfundojë me një film.
Xhirimet për këtë do të fillojnë në zonën Digbeth të Birminghamit në fillim të vitit 2023.
Seriali u transmetua për herë të parë në vitin 2013.
Gjatë gjithë rrugëtimit të tij, “Peaky Blinders” fitoi një seri çmimesh, përfshirë Çmimin Kombëtar të Televizionit, të cilat votohen nga publiku dhe një çmim Bafta për serialin më të mirë dramatic në vitin 2018./21Media

Back to top button