Çmimet e prodhimeve bujqësore me 12.5 % rritje, krahasuar me 2015

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi  për vitet2015-2020

Sic bën të ditur ASKPër të bërë krahasime dhe për t’i vërejtur ndryshimet, janë prezantuar të dhëna për vitet 2015-2020 dhe për vitin bazik të vitit 2015, (2015 =100).

“Në vitin 2020 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 4.4%, krahasuar me vitin 2019. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje rritje për 2.3% në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Indeksi total i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rritje për 3.2% për vitin 2020.Në vitin 2020 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 12.5%, krahasuar me vitin 2015. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 8.2% në vitin 2020, krahasuar me vitin 2015. Indeksi vjetor total i prodhimeve bujqësore ka rritje për 10.0 % në vitin 2020, krahasuar me vitin 2015.”, thuhet në njoftimin e ASK-së

Sipas ASK-së publikimi është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen./21Media

 

Back to top button