“Çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të rriten”

1 min read

Bllokada ruse e porteve kyçe në Detin e Zi do të thotë se furnizimet e konsiderueshme të grurit nuk janë ende në gjendje të eksportohen, sipas analizave të fundit nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Odesa, nuk ka bërë asnjë aktivitet të rëndësishëm të transportit tregtar që nga fillimi i luftës dhe përpjekjet e Ukrainës për të bërë eksporte nga toka nuk ka gjasa të zëvendësojnë kapacitetin e humbur të transportit, thanë ata.

Situata ka ushtruar presion mbi çmimet globale të ushqimeve dhe ndërprerja e vazhdueshme e transportit tregtar pritet të rrisë më tej çmimin e shumë produkteve bazë, shtoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Ndryshe, Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë./21Media