Ambasada Amerikane në Kosovë e vendos flamurin në gjysmështizë

Në nderim të viktimave të sulmit në një shkollë në Teksas, Ambasada Amerikane në Kosovë ka vendosur flamurin në gjysmështizë.
E lidhur me këtë ambasada ka njoftuar edhe përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Sot flamuri ynë në gjysmështizë për të nderuar viktimat e akteve të pakuptimta nga një person i armatosur në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Twitter.


19 nxënës dhe 2 të rritur u vranë të martën nga të shtënat me armë në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, nga një person i armatosur 18-vjeç, i cili më pas u qëllua nga policia./21Media

Back to top button