Çështja e Trustit mbeti aty ku ishte

Komisioni Parlamentar për Buxhet nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike që të ndryshohet rendi i ditës në mënyrë që ndryshimi i Ligjit për Fondin Pensional të kalojë për shqyrtim nga pika e tetë e rendit të ditës në të dytën.
Ndryshimi i Ligjit për Fondin Pensional është iniciuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu.
Ai ka kërkuar që t’u mundësohet qytetarëve tërheqja e një sasie të mjeteve të Trustit në mënyrë që sipas tij të kalohet kriza ekonomike. Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga Qeveria.
Lidhur me këtë çështje të enjten është paralajmëruar protestë nga disa qytetarë të cilët po kërkojnë mundësimin e tërheqjes së këtyre mjeteve./21Media

Back to top button