Çmimet pa frena, qytetarët protestojnë kundër shtrenjtimit të naftës

Qindra qytetarë janë mbledhur sot para objektit të Kryeministrisë në Tiranë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës.
Protesta u organizua nga shoqëria civile, dhe thirrjes së disa grupimeve iu përgjigjën një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët mbushën rrugën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit para Kryeministrisë.
Çmimi i naftës arriti deri në 270 lekë për litër këtë mëngjes. Shtrenjtimi me 10 deri në 20 lekë brenda ditës është reflektuar në të gjitha stacionet e karburanteve, pas rritjes së çmimeve nga operatorët që shesin me shumicë.
Kompanitë e lidhin situatën me rritjen e çmimeve në bursa ndërkombëtare, ku një fuçi naftë bruto kapi vlerën e 129 dollarëve ditën e djeshme. Por përveç çmimit, sipas tyre ka vështirësi edhe në sigurimin e produktit.
Edhe qyteti i Durrësit është ngritur ditën e sotme në protestë në kundër rritjes se çmimeve të karburanteve./21Media 

Back to top button