Coach me koleksion të ri në javën e modës në New York

 
Shtëpia amerikane e modës “Coach”, në skenën e modës në New York prezantoi veshje që na kujtojnë disajnet e shumë viteve më parë. Ajo për punim të tyre u inspirua nga veshjet e viteve të 70-ta dhe 90-ta.
Koleksioni u pagëzua “Somewhere in America” dhe ai përfshinë: çanta dore me ngjyra neoni, jelekë lëkure e kanatiere të ngjashme me ato që janë veshur në vitet e 70-ta.
Përgjegjës për kreativitet i “Coach” është disenjatori anglez Stuart Vevers.
Ky disenjator më parë ka bashkëpunuar me kompani të ndryshme, si Calvin Klein, Zhivenshi e Louis Vuitton.
Në vitin 2006, ai u shpërblye me çmimin Disenjatori i Vitit, të cilin e ndau Këshilli Britanik i Modës.
Në vitin 2013, u bë e ditur se Viver u caktua përgjegjës për kreativitet në kompaninë amerikane “Coach”, dhe prej atëherë është i angazhuar në të. Ai ka arritur sukses në disajnimin e veshjeve kryesisht nga lëkura./21Media

Back to top button