Çokollata më e madhe në botë

Kompania për prodhimin e çokollatës, Russell Stover në Misuri të SHBA-ve shënoi 100 vjetorin e themelimit. Ky shënim u bë edhe më i veçantë kur kjo kompani përvjetorin e kremtoi me çokollatën më të madhe të përgatitur deri më sot. Ajo me këtë u regjistrua në Guinness, në kategorinë e çokollatës më të madhe në botë.

Kompania Rusell Stover e cila është me bazë në Kanzas, krjoi këtë version të madh të kutisë klasike të çokollatës së kësaj kompanie në Qendrën Kaufman. Atë e mbushi me përplot çokollata, pesha e të cilës arriti 2547 kg.

Kutia e çokollatës arriti gjatësinë në 9. 144 metra.

Kompania Russell Stover me këtë rekord sfidoi rekorderin e mëparshëm, kompaninë britanike Thorntons, e cila rekordin e arriti në vitin 2008 me çokollatën e cila peshoi 1689 kg.

Verifikimn e çokollatës së kompanisë Russell Stover e bënë përgjegjës të libri të rekordeve botërore Guinness./21Media

Back to top button