“Franch Spiderman” ngjitet në rrokaqiell në Paris në përkrahje të pensionistëve

Alain Robert apo siç njihet tashmë në botë si “Spajdermeni Francez”, u ngjit edhe në një rrokaqiell në Paris. Ai këtë e bëri me një qëllim të rëndësishëm për vendin e tij, që të përkrah protestuesit e hidhëruar atje për ligjin e pensionimit, shtyrjes së moshës së pensionimit në Francë.

Roberts i cili është 60 vjeç, edhe kësaj radhe u ngjit në rrokaqiell 38 katësh, pa mjete sigurie, vetëm me ndihmë të duarve. Në këmbë kishte këpucë për ngjitje.

Ai për media ka thënë se këtë ngjitje e realizoi në përkrahje të atyre që kundërshtojnë reformat e pensionimit.

“Këtu jam për t’i treguar presidentit Emmanuel Macron që të shkelë me këmbë në tokë”, ka thënë ai.

Robert po ashtu ka thënë se me reformën e pensionimt, për të cilën Makron nënshkroi pas disa muaj protestash në rrugë, do të thotë se kombinuar me të ardhurat për shkak të pandemisë së COVID-19, atij do ti duhet të vazhdojë të punojë më gjatë, dhe të ngjitet në rrokaqiej më gjatë.

Me këtë reformë, mosha e pensionimit u rrit nga 62 në 64 vjeç.

Alain Robert tashmë në botë është ngjitur në më shumë se 150 struktura të larta, përfshirë në Burj Khalifa në Dubai, kullën e Eiffel në Paris dhe Golden Gate Bridge në San Francisko./21Media

Back to top button