Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova mposhtet me rezultat 7 me 0 nga Belgjika

Futbollistet e Kombëtares A në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Australia&Zelanda e Re 2023”, kundër Belgjikës sot nuk arritën të rezistojnë dhe pësuan humbje të thellë, 7:0.
Qysh në minutën e 3-të Dardanet pësuan gol nga Vanhaevermaet, e cila shënoi edhe në minutën e 36-të të kësaj pjese.
Në minutën e 9-të Cayman shënoi për 2:0, ndërsa Wullaert në minutën e 16-ta arrin të ngritë rezultatin në 3:0.
Sulmet e belegeve nuk ndalonin për asnjë çast dhe në minutën e 28-të De Gaingny shënoi për 4:0, derisa më pas Vanhaevermaet shënoi për shifrat 5:0. Në minutën e 42-të, Shala u pengua në zonë nga Wullaert, ndërkaq gjyqtarja kroate Krumer tregoi në pikën e bardhë, por Blerta Shala nuk realizoi nga penalltia.
Hiç më mirë për Kombëtaren tonë nuk filloi as pjesa e dytë, pasiqë në minutën e 51-të shënon Tessa Wullaert për 6:0.
Në minutën 69-të Wullaert shënoi për rezultatin 7:0, që ishte edhe epilogu i këtij takimi.
“E kam pritur një ndeshje të vështirë kundër Belgjikës që ka cilësi, por realisht nuk kam besuar se do të pësojmë kaq shumë gola. Definitivisht sot reparti i mbrojtjes nuk ka funksionuar, përkundër asaj që ishim me pesë mbrojtëse. Dita jo e mirë e repartit të mbrojtjes na i vështirësoi gjërat. Nuk e di që kemi pësuar gola më të lehtë se sa sot. Sidoqoftë, duhet të vazhdojmë tutje dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, u shpreh përzgjedhësja Afërdita Fazlija
Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 26 tetor kundër Armenisë.
Kosova renditet e parafundit në grup, pasi ka marrë vetëm një pikë edhe atë nga Shqipëria, ndërkaq ka humbur nga Norvegjia dhe sonte nga Belgjika, që llogariten favorite të grupit bashkë me Poloninë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button