Covid-19, 36 pacientë në trajtim mjekësor
36 pacientë janë në trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klink dhe Universitar të Kosovës, prej tyre, 6 janë me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-Covid, bazuar në raportet e datës 12 dhjetor.
ShSUK ka informuar se me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë/21Media