Covid-19, 628 pacientë po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme

 

“Bazuar në raportimet e të gjitha njësive në nivel të ShSKUK-së, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme trajtim shëndetësor po marrin 628 pacientë të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19, 440 prej tyre të konfirmuar me Covid, 419 me oksigjeno-terapi.”. Kështu bëri të ditur sot QKUK-ShSKUK përms një njoftimi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi njoftoi anëtarët e komitetit për menaxhim të situatës me Covid-19 në lidhje me hapat që janë ndërmarrë nga ShSKUK për menaxhim të situatës.

Ndërsa, anëtarët e komitetit, sipas njoftimit, raportuan në lidhje me trajtimin e pacientëve me Covid-19, numrin e pacientëve të shtrirë dhe pacientëve të trajtuar./21Media

Back to top button