Covid-19, Hoti kërkon kujdes të shtuar

 

Kryeministri Avdullah Hoti, sot është shprehur se numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie, por, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë, andaj ai ka kërkuar kujdes të shtuar.

Sipas Hotit, nga shtatori mund të shtohet shumë rreziku i infektimit

“Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre.

Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rrezikun e infektimit. Prandaj, na duhet kujdes i shtuar. Ju lutem, respektoni masat.”, ka shkruar Hoti në facebook./21Media

Back to top button