Mbi 800 mijë viktima nga Covid-19 në botë

 

Pandemia ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 800 mijë personave në botë që prej zbulimit në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Në total, 800 mijë e 4 të vdekur janë regjistruar në botë nga 23 003 079 raste të deklaruara.

Amerika Latine dhe Karaibet janë rajonet më të prekura me 254 mijë e 897 të vdekur dhe më shumë se gjysma e të vdekurve në botë nga COVID-19 janë regjistruar në katër vende, në SHBA me 175 mijë e 416, në Brazil me 113 mijë e 358, në Meksikë me 59 mijë e 610 dhe Indi me 55 mijë e 794.

Numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 është dyfishuar që prej 6 qershorit dhe më shumë se 100 mijë të vdekur të tjerë janë regjistruar në 17 ditë që prej 5 gushtit.

Amerika Latine dhe Karaibet, rajone të botës më të prekura për nga numri i të vdekurve (254 mijë e 897) dhe 6 milionë e 575 e 960 raste, kanë regjistruar 17 mijë e 95 të vdekur të tjerë si pasojë e COVID-19 në këto shtatë ditët e fundit.

Ndjekur nga Azi me 8 mijë e 501 të vdekur, Kanadaja dhe SHBA-ja me 6 mijë e 964, Europa me 2 mijë e 550 të vdekur, Afrika me 2 mijë e 227 të vdekur, Lindja e Mesme me 2 mijë e 188 të vdekur dhe Oqeania me 99 të vdekur.

Në total, pas Amerikës Latine, Europa ka regjistruar 212 mijë e 533 të vdekur për 3 milionë e 681 mijë e 448 raste, para Kanadasë dhe SHBA-së me 184 mijë e 516 të vdekur dhe 5 milionë e 749 mijë e 93 raste, Azisë me 86 mijë e 288 të vdekur dhe 4 milionë e 410 mijë e 622 raste dhe Lindjes së Mesme me 33 mijë e 930 të vdekur dhe 1 milion e 389 mijë e 619.

Back to top button