Covid-19 mbylli edhe një shkollë

Shkolla e mesme e ulët “Mehmet Gjevori” në Prishtinë do të kalojë në sistemin online për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus.
Në njoftimin e kësaj shkolle bëhet e ditur se prej datës 24 janar deri më 29 janar 2022 mësimi të mbahet sipas skenarit C.
“Për shkak se në shkollën tonë është rritur numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me Covid-19, Task Forca e Shkollës në bazë të udhëzimeve të IKSHP-së, vendosi që javën e ardhshme prej datës 24 janar deri më 29 janar 2022 mësimi të mbahet sipas skenarit C – mësimi të zhvillohet online”, thuhet në një postim në Facebook.
Të enjten Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se për shkak të numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, në skenarin e mësimit në distancë kanë kaluar 8 shkolla./21Media

Back to top button