Covid-19, mjekët: Situata në Kosovë është e qetë nuk ka vend për shqetësim

Një i vdekur dhe 67 raste me Covid 19 janë regjistruar gjatë dy javëve të fundit në vendin tonë.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare aktualisht po mjekohet vetëm një pacient me këtë virus, derisa drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj në një përgjigje të shkurtër tha se situata është e qetë dhe nuk ka vend për panik.

Megjithëse vlerëson se aktualisht nuk ka vend për shqetësim, infektologu Hamdi Ramadani paralajmëron për mundësinë e rritjes së rasteve në javët dhe muajt vijues.

Pulmologu Besim Morina, ndërkaq thotë se rastet me Covid 19 të paraqitura së fundmi kanë shfaqur simptoma të lehta të ngjashme me gripin.

“Ditëve të fundit kemi pasur një rritje të numrit të pacientëve me Covid 19 por numri i saktë nuk dihet për disa arsye. së pari vetë Covid 19 ka një klinikë pak më ndryshe i ngjason me shumë virozave sezonale gripit të zakonshëm. faktori i dytë është se shumë prej këtyre pacientëve nuk bëjnë teste.. është më i lehtë kalon më shpejtë dhe i ngjason gripit. dhimbej futi gjoksi…normalisht nuk ka vend për shqetësim numri rasteve nuk është i madh dhe shumica e pacientëve e kalojnë lehtë ndryshe nga valët e tjera jo të gjithë..

Në këtë kohë të paraqitjes së rasteve me Covid 19, mjekët vënë theksin tek rëndësia e vaksinimit kundër këtij virusi.

Ndërkohë në Qendrën e vaksinim në Prishtinë thonë se aktualisht nuk ka interesim të shtuar për vaksinim kundër Covid 19.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, prej rasteve të konfirmuara me Covid 19 së fundit, Prishtina prinë me numrin më të madh, pasuar nga Peja dhe Gjakova./21Media

Back to top button